Duke përdorur këtë faqe, ju pranoni politikat e privatësisë
Accept
Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    Pas shpalljes së “kodit të kuq”, OpenAI do të prezantojë GPT-5.2 javën e ardhshme
    7 Dhjetor, 2025
    Malajzia planifikon përdorimin e robotëve humanoidë në fermat vertikale
    7 Dhjetor, 2025
    Studiuesit synojnë të përdorin një gjenerues tingujsh për të lokalizuar banorët e bllokuar nën rrënoja në raste katastrofash
    7 Dhjetor, 2025
    Agjenti AI i Google fshin të gjithë HDD pa lejen e përdoruesit, më pas kërkon falje
    7 Dhjetor, 2025
    “Kumbari i AI” mendon se Google po fiton kundrejt OpenAI
    6 Dhjetor, 2025
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    Njihuni me smartphone-in më të ri të palosshëm Samsung Galaxy Z TriFold
    2 Dhjetor, 2025
    Poco prezanton smartphone-in flagship me material “xhins” në pjesën e pasme
    28 Nëntor, 2025
    Huawei 80 Pro Max vjen me ekranin më të ndritshëm në botë
    27 Nëntor, 2025
    Xiaomi 14 Ultra mund të përditësohet në HyperOS 3 brenda pak ditësh
    27 Nëntor, 2025
    Një studim i ri tregon se gjysma e europianëve humbasin momentet më të rëndësishme duke bërë foto; Galaxy AI i ndihmon të përjetojnë çdo moment
    26 Nëntor, 2025
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    YouTube prezanton një version të ngjashëm me Spotify Wrapped për video
    4 Dhjetor, 2025
    Google Maps prezanton një modalitet të ri kursimi energjie në Pixel 10
    29 Nëntor, 2025
    YouTube po teston rikthimin e DM në platformë
    20 Nëntor, 2025
    WhatsApp teston mbështetjen e disa llogarive në versionin më të fundit beta për iPhone
    20 Nëntor, 2025
    Google Play prezanton aplikacionet më të mira për vitin 2025
    19 Nëntor, 2025
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    Disa kërpudha në Çernobil po pësojnë mutacione që i lejojnë të ushqehen nga radioaktiviteti
    5 Dhjetor, 2025
    Shkencëtarët krijojnë materialin tekstil më të errët në botë, që përthith 99.87% të dritës
    5 Dhjetor, 2025
    Mbetjet e kafesë të transformuara në beton ulin emëtimet e karbonit me 26%
    29 Nëntor, 2025
    Studimi arrin në përfundimin se shikimi i videove të shkurtra lidhet me një shëndet mendor të përkeqësuar
    27 Nëntor, 2025
    Shkencëtarët krijojnë një motor kërkimi për kodin gjenetik, si një “Google për ADN”
    24 Nëntor, 2025
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Nintendo përgatitet për blerjen e Bandai Namco Studio
    28 Nëntor, 2025
    Ubisoft prezanton një lojë të re të fuqizuar nga AI gjenerative
    25 Nëntor, 2025
    The Game Awards prezanton video-lojërat e nominuara për vitin 2025
    18 Nëntor, 2025
    Red Dead Redmption vjen në PS5, Xbox, iOS dhe Android
    15 Nëntor, 2025
    Sony prezantoi një monitor për PlayStation me shpejtësi rifreskimi 240Hz dhe karikues për levën DualSense
    12 Nëntor, 2025
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    Kia prezanton vizionin e së ardhmes me “konceptin e artë”
    6 Dhjetor, 2025
    Volvo XC40: Makina perfekte për familjen tuaj, tani vjen me një seggiolino falas!
    5 Dhjetor, 2025
    Norvegjia vendos një rekord të ri në përdorimin e makinave elektrike, përbëjnë pothuajse 100% të regjistrimeve në nëntor
    4 Dhjetor, 2025
    Njihuni me SUV-in më të ri hibrid Lynk & Co 08
    28 Nëntor, 2025
    Gemini AI do të jetë qendra e re e partneritetit mes McLaren dhe Google
    20 Nëntor, 2025
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    Studimi tregon se lëngu i portokallit ndikon pozitivisht në mijëra gjene të qelizave imune
    5 Dhjetor, 2025
    Ajri i ndotur “mund të çojë dëm” stërvitjen në palestër
    5 Dhjetor, 2025
    Studimi tregon se fëmijët me prindër striktë kanë më tepër shance të zhvillojnë shenja të depresionit
    5 Dhjetor, 2025
    14-vjecari fiton çmimin pas krijimit të origamit që mund të mbajë një peshë 10,000 herë më të madhe se pesha e saj
    4 Dhjetor, 2025
    Cristiano Ronaldo sfidon portierin robotik të krijuar nga ish-inxhinieri i NASA
    4 Dhjetor, 2025
Search
Duke lexuar: AlbaniaTech është live: Gjithçka mbi ekosistemin shqiptar të inovacionit në një platformë të vetme!
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Tech > AlbaniaTech është live: Gjithçka mbi ekosistemin shqiptar të inovacionit në një platformë të vetme!
Tech

AlbaniaTech është live: Gjithçka mbi ekosistemin shqiptar të inovacionit në një platformë të vetme!

Last updated: 15 Korrik, 2021 12:26 pm
Ndaj
4 Min lexim

Portali AlbaniaTech u lançua online. Ky është vetëm fillimi i misionit të AlbaniaTech, për të ofruar mbështetje në zhvillimin e ekosistemit shqiptar të teknologjisë dhe informacionit.

Për të forcuar bashkëpunimin midis palëve të interesit brenda Shqipërisë dhe për të rritur vizibilitetin e ekosistemit të startup-eve shqiptare, për sipërmarrësit dhe investitorët në të gjithë botën, EU for Innovation (BE për Inovacionin) ka mbështetur zhvillimin e portalit online Albaniatech.org, i cili do të përfaqësojë ekosistemin e startup-eve në Shqipëri, në mënyrë të kuptueshme për të gjithë territorin e jashtëm dhe do të çojë në bashkëpunime të mëtejshme midis palëve të interesit.

AlbaniaTech është platforma e parë shqiptare e ekosistemit të startup-eve dhe inovacionit, ku përfshihen aktorët e tij dhe shërbimet e tyre, si dhe vendi ku ndahen historitë e suksesit dhe ofrohet një vështrim i qartë mbi startup-et aktive shqiptare.

Qëllimi i platformës është të shërbejë si një hapsirë virtuale e cila bën sëbashku komunitetin shqiptar të startup-eve, duke forcuar vazhdimisht kapacitetet për inovacion midis aktorëve të ekosistemit dhe duke krijuar marrëdhënie midis ekosistemit të inovacionit në nivel lokal dhe ndërkombëtar.

Dutch_hub-38.jpg

Teksa preznatonte portalin, Gerti Boshnjaku, drejtues i portalit AlbaniaTech u shpreh: “Portali AlbaniaTech synon të bëjë sëbashku komunitetin ekzistues të teknologjisë në një platformë të vetme. Në sinkron me këtë vjen dhe objektivi për të krijuar ura lidhëse midis Shqipërisë dhe shteteve të tjera, duke ndërtuar një ambient për bizneset, institucionet dhe donatorët e kapitalit, për të gjetur njëri-tjetrin dhe për të bërë bizneset inovative shqiptare të suksesshme në tregun rajonal dhe global.”

 

Versioni i parë i Albaniatech përfshin:

  • Vështrim mbi ekosistemin e AlbaniaTech (Ecosystem Overview)
  • Informacione mbi qytetet Tech Hubs si Tirana, Korça dhe Shkodra.
  • Zbuloni Shqipërinë: informacion mbi punësimin, jetesën, krijimin e një biznesi dhe investimin në Shqipëri.
  • Showcases – histori suksesi të kompanive dhe organizatave shqiptare, themeluesve, diasporës dhe bashkëpunimeve në Ballkan.
  • Lajmet më të fundit dhe eventet të cilat ndodhin në ekosistemin shqiptar të inovacionit.
  • Akses në portalin e punësimit, në bashkëpunim me duapune.al

Përveç faqes virtuale, portali është i pajisur me prezencë online në Facebook, Linkedin, Instagram, dhe Twitter si dhe fushata promovuese virtuale. Portali AlbaniaTech është burimi kryesor i të gjithë informacioneve mbi ekosistemin e Shqipërisë. Ai u zhvillua duke u bazuar në rekomandimet e StartupAmsterdam dhe praktikat më të mira nga TechUkraine, me mbështetjen e EU for Innovation, një projekt i implementuar nga agjensia gjermane për zhvillim GIZ, Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit.

Dutch_hub-16.jpg

Dr. Jacqueline Jaspert, drejtuese e projektit EU for Innovation shprehet: “AlbaniaTech ka një mision, është një mjet për bashkëpunim, një mjet që for komunitetin e teknologjisë dhe startup-eve në Shqipëri duke i shfaqur historitë shqiptare të suksesit, të gjithë botës. Krijon një identitet dhe një mirëkuptim të përbashkët për atë që e bën Shqipërinë unike.”

 

Krijimi dhe zhvillimi i kësaj platforme u bënë të mundura falë mbështetjes së EU for Innovation dhe asistencës së CupolaXS Team Ruben Nieuëenhuis and Inna Stelmakh.

Dutch_hub-26.jpg

“Shqipëria duhet të jetë krenare për potencialin për inovacion, i cili prezantohet në portalin AlbaniaTech. AlbaniaTech është prova se të gjithë palët e interesit mund të bashkohen për të kontribuar në shndërrimin e Shqipërisë në një qendër globale teknologjie.”, tha Ruben Nieuwenhuis, këshillues për AlbaniaTech dhe ish-drejtor i StartupAmsterdam.

Dutch_hub-21.jpg

“Ne krijuam AlbaniaTech, një mjet të fuqishëm për të promovuar në të gjithë botën ekosistemin inovativ të Shqipërisë. Jini krenar të ekosistemit tuaj dhe festojeni duke u bërë pjesë e fushatës #iamalbaniatech”, tha Inna Stelmakh, këshilluese për AlbaniaTech dhe ish-lidere e portalit TechUkraine.

Aleksandra_Sapientify_Ruben_Stephan_jonel_kristo_fatjoni_fabiola_duraj_edit_albtelekom.jpg

Gjeni Geek Room në AlbaniaTech duke klikuar këtu 

Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme Google Photos po përgatit shërbimin “Ask friends for photos”
Tjetra Emoji-t e reja 3D të Microsoft rikthejnë Clippy në Office

Rrjete sociale

27.5kFollowersFollow
2.8kNdjekesSubscribe
75.3kFollowersFollow
jaguar
airhelp airhelp
banner

Lajmet e fundit

Pas shpalljes së “kodit të kuq”, OpenAI do të prezantojë GPT-5.2 javën e ardhshme
Tech
7 Dhjetor, 2025
Malajzia planifikon përdorimin e robotëve humanoidë në fermat vertikale
Tech
7 Dhjetor, 2025
Studiuesit synojnë të përdorin një gjenerues tingujsh për të lokalizuar banorët e bllokuar nën rrënoja në raste katastrofash
Tech
7 Dhjetor, 2025
Agjenti AI i Google fshin të gjithë HDD pa lejen e përdoruesit, më pas kërkon falje
Tech
7 Dhjetor, 2025

Artikuj të ngjashëm

Tech

Microsoft do të ofrojë përditësime falas sigurie për një tjetër vit në Windows 10, por me një kusht

31 Korrik, 2025
Tech

ChatGPT vjen për herë të parë në një smartwatch

15 Mars, 2023
Tech

Kryetarja e bashkisë së Berlinit diskutoi për 15 minuta me një person që përdori deepfake për t’u maskuar si Vitali Klitschko

26 Qershor, 2022
Tech

Grammarly zgjeron shërbimet e ofruara përmes shkrimit të teksteve nëpërmjet AI

10 Mars, 2023

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: [email protected]
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: [email protected]

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Franci Brahollari

Na gjeni:

© 2025 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?