Falë leak-ut të fundit nga Evan Blass, ne kemi krijuar një pamje të qartë të produkteve të reja që do të prezantohen nga Samsung në eventin Galaxy Unpacked.
Smartphone-t e palosshëm
— Evan Blass (@evleaks) July 10, 2021
Blass na prezantoi me 2 renders që duken si të jenë origjinale të smartphone-ve Galaxy Z Fold 3 (i cili do të suportojë S Pen stylus) dhe Galaxy Z Flip 3. Ngjyrat në të cilat do të vijë Z Fold 3 do të jenë: White, Green dhe Black, ndërsa Z Flip 3 do të vijë në ngjyrat: Purple, Black, Gold dhe Green.
— Evan Blass (@evleaks) July 10, 2021
Samsung Galaxy S21 FE
— Evan Blass (@evleaks) July 10, 2021
Në threadin e Blass përfshihen dhe 4 GIFs që tregojnë nga të gjitha këndet Galaxy S21 FE në ngjyrat White, Violet, Grey dhe Black. Ky smartphone do të jetë një version mid-range i Galaxy S21.
Galaxy Watch Active
— Evan Blass (@evleaks) July 10, 2021
Përveç smartphone-ve të rinj, Samsung me shumë mundësi do të prezantojë dhe versionet e reja të smartwatches. Njëri nga modelet e bërë leak duket t’i përshtatet mjaft mirë Galaxy Watch 4 Classic, por në të mund të vëmë re dhe rotating bezel. Kjo orë besohet se do të jetë e para që do të përdorë platformën e re të krijuar në bashkëpunim nga Samsung dhe Google, dhe do të vijë në ngjyrat White, Black dhe Gray.
— Evan Blass (@evleaks) July 10, 2021
Modeli tjetër besohet të jetë Galaxy Watch Active 4, i cili si zakonisht nuk ka një rotating bezel. Watch Active 4 do të ofrohet në madhësitë 44mm ose 40mm në ngjyrat Gray, Dark Green, White dhe Peach.
Galaxy Buds 2
— Evan Blass (@evleaks) July 10, 2021
Raportimet e mëparshme tregonin se Galaxy Buds 2 nuk do të kishin shërbimin active noise cancellation, por një leaker shumë i famshëm, Ice Universe, i përgënjeshtron këto zëra duke pohuar praninë e tij. Në thread-in e Blass janë publikuar 3 ngjyra të ndryshme për pjesën brenda kasës së bardhë: Grey, Purple dhe White.
Kur do të mbahet eventi Galaxy Unpacked?
Persona të ndryshëm po flasin se data e organizimit të eventit mund të jetë 11 gushti, pasi dhe eventet e mëparshme janë mbajtur në fillim të këtij muaji.