Disa vite më parë Xiaomi, Oppo dhe vivo bashkuan forcat për të krijuar Mutual Transfer Alliance (MTA), një mënyrë standarde për të transferuar dokumente midis pajisjeve të ndryshme (smartphone dhe kompjuter) përmes një lidhje wireless 20 MB/s. Pasi ky shërbim u testua për disa muaj, u publikua në versionet përkatëse.
Me kalimin e kohës 3 kompanive themeluese i janë bashkuar dhe disa kompani të tjera si OnePlus, Meizu, ZTE, Black Shark, Asus dhe HiSense. Tashmë kësaj liste i është shtuar dhe një ndër prodhuesit më të mëdhenj të smartphone-ve, Samsung.
Në vitin 2020 Samsung prezantoi një shërbim të ngjashëm përmes Quick Share, si një zëvëndësues i Android Beam dhe rival i Nearby Share të Google. Gjithashtu gjatë këtij viti kompania prezantoi një aplikacion për Windows 10.
Mirëpo lajmi se Samsung iu bashkua kësaj iniciative nuk do të thotë se Quick Share do të largohet. Me shumë mundësi pajisjet Galaxy do të update-ohen për të suportuar sistemin MTA dhe data e saktë nuk është ende e ditur.
Kjo ishte një goditje e madhe për Google, e cila së fundi prezantoi planet për të shtuar Nearby Share në Chrome OS dhe në Windows 10 përmes browser-it Chrome.