6 muaj pasi Sony Interactive Entertainment tërhoqi Cyberpunk 2077 nga PlayStation Store, loja do të rikthehet sërish pranë përdoruesve të PS4 dhe PS5. Sipas raportimeve nga Eurogamer, CD Projekt Red zbuloi në një deklaratë se Cyberpunk 2077 do të jetë e aksesueshme në PlayStation Store nga data 21 qershor.
Megjithatë, ne nuk besojmë se loja do të jetë tërësisht pa probleme për sa i përket konsolës PS4, gjë që pritet të rregullohet në update të rrallës. Një zëdhënës i SIE bëri me dije se për të përfituar eksperiencën më të mirë, këshillohet që loja të luhet në PS4 Pro ose PS5.
Sony e tërhoqi këtë lojë nga dyqani virtual rreth 1 javë pas prezantimit të saj dhe i ofroi lojtarëve një rimbursim, pasi loja kishte shumë bugs dhe u akuzua se kishte probleme të rëndësishme në performancë. Që nga muaji dhjetor CD Projekt Red ka filluar nxjerrjen e patches për të rregulluar situatën dhe me sa duket tani loja ka arritur një stad të qëndrueshëm.
Përveç problemeve në PlayStation Store, studio po përballet dhe me një ransomware attack që nga fillimi i vitit. Javën e kaluar, CDPR tha se të dhënat personale të punonjësve dhe kontraktorëve po qarkullonin online.