Një nga gabimet më të mëdha që ne bëjmë është lënia e Google Chrome hapur për disa ditë, javë ose muaj pa e rindezur atë.
Shumica e njerëzve e ristartojnë browser-in vetëm kur forcohen nga një update ose kur ai bën crash. Kjo është një ide jo dhe aq e mirë pasi Chrome përdor resurset e kompjuterit për një periudhë të zgjatur dhe pengon instalimin e update-ve të rëndësishme të sigurisë. Le të vendosim mëngjesin e ditës së hënë si kohën kur do të ristartojmë Chrome.
“Por mua do më humbin të gjitha tabs që kisha hapur.” Po, është shumë e vërtetë, por edhe ky problem e ka një zgjidhje. Mjafton të klikoni në Settings të aplikacionit, shkoni në On startup dhe sigurohuni të zgjidhni Continue where you left of. Tashmë sa herë të rindizni Chrome do t’ju shfaqen tabs që keni patur hapur herën e fundit.
Pra, me pak fjalë, shfrytëzojeni ditën e hënë si ditën kur duhet të ristartoni jo vetëm Chrome, por dhe PC tuaj. Do të habiteni se sa i shpejtë mund të bëhet kompjuteri juaj pas restart-it.