A keni dashur ndonjëherë të personalizoni stilin në iPhone-in tuaj? Nëse përgjigjja juaj është po, atëherë mjafton të ndiqni hapat e mëposhtme.
Duke përdorur aplikacionin Shortcuts të përfshirë nga Apple, ju mund të ndryshoni ikonat e aplikacioneve në iPhone. Në fakt ju nuk do të zëvëndësoni direkt ikonën, por do të krijoni një shortcut i cili do t’ju drejtojë më pas në aplikacionin e dëshiruar.
- Fillimisht gjeni dhe hapni Shortcuts. Nëse nuk gjendet në home screen, do ta gjeni në App Library duke bërë swipe majtas.
- Pasi të keni hapur aplikacionin, klikoni në shenjën + në cepin e djathtë sipër, dhe më pas në Add Action.
- Tani ajo që duhet të bëni është të kërkoni Open App në search bar dhe të klikoni në link.
- Zgjidhni fjalën Choose. Do t’ju shfaqet një listë aplikacionesh; klikoni në aplikacionin që doni t’i ndërroni ikonën dhe do të riktheheni në faqjen New Shortcut.
- Shtypni 3 pikat në cepin e djathtë sipër. Tani do të jeni në faqjen Details. Vendosini një emër shortcut-it dhe shtypni Add to Home Screen.
- Tani është koha të gjeni ikonën zëvëndësuese. Ju mund të krijoni ikonat tuaja ose mund t’i gjeni të gatshme në Flaticon.
- Tasshmë rikthehuni në zonën Shortcuts preview. Shtypni ikonën nën Home Screen Name and Icon. Më pas ju duhet të zgjidhni midis kapjes së një fotografie ose zgjedhjes së një file. Nëse e keni regjistruar foton në Photos, zgjidh Choose Photo dhe zgjidhni foton që dëshironi.
- Në faqjen tjetër do të duhet të përzgjidhni përmasën katrore që do të duket si ikonë.
- Pasi të keni shtypur Choose, do t’ju shfaqet një ikona e re. Shtypni Add.
- Tashmë duhet të jetë shfaqur ikona e re në home screen. Urime!