Ditët e sotme ka shumë zgjedhje të ndryshme në fushën e laptopëve, dhe ju duhet të gjeni se cili prej tyre ju përshtatet më mirë.
Për të gjetur laptopin perfekt, ju ftojmë të ndiqni këto këshilla.
Madhësia e ekranit dhe pesha
Ekranet e laptopëve variojnë zakonisht nga 9 në 17 inç. Duhet mbajtur në mendje se sa më i madh të jetë ekrani, aq më i rëndë do të jetë laptopi. Gjeni balancën midis lehtësisë në transportim dhe performancës për të vendosur mbi madhësinë e duhur të ekranit. Ekranet më të mëdha do të jenë më të vështirë për t’u mbajtur me vete dhe shkarkojnë baterinë më shpejt, por suportojnë grafika më të mira dhe më tepër fuqi.
CPU
CPU është truri i kompjuterit tuaj. Dy nga furnizuesit kryesorë të CPU janë Intel dhe AMD. Intel ofron produkte të teknologjisë së avancuar, ndërkohë që AMD ofron modele kompetitive me çmime të arsyeshme. Dual-core CPU janë më të fuqishëm me suport për gaming dhe grafika, ndërkohë që single-core CPU kanë një kosto më të ulët dhe ofrojnë një performancë bazike.
RAM
Përdoruesit në shtëpi, studentët dhe udhëtuesit e bizneseve mund të jenë në rregull me 2 ose 4GB RAM. Gamers, artistët dhe personat që punojnë me video të kualitetit të lartë do të përfitojnë nga 8GB RAM.