Federal Bureau of Investigation krijoi një kompani që i shiti pajisje “encrypted” krimit të organizuar, një strategji që kontribuoi në arrestimin e 800 personave në 16 shtete të ndryshme. Ata arritën të përgjonin mbi 27 milionë mesazhe në një hapësirë kohore prej 18 muajsh, para se të bënin arrestimin e parë.
Ekipi i FBI bashkëpunoi me Australian Federal Police për të sulmuar trafikimin e drogës dhe pastrimin e parave. Emri i kompanisë që krijoi këto pajisje “të sigurta” ishte ANOM. Kjo kompani arriti të shiste rreth 12,000 pajisje në 300 sindikata të ndryshme kriminale që operojnë në më tepër se 100 shtete. Veçoria e celularëve ANOM, që tërhoqi kriminelët, ishte dërgimi i mesazheve nëpërmjet aplikacionit Calculator. Përdoruesit fillimisht komunikonin mes tyre nëpërmjet kodeve, më pas i besuan aq shumë sigurisë së kësaj pajisjeje saqë filluan të komunikonin nëpërmjet gjuhës normale.
Ky operacion quhej ndryshe “Trojan Shield” dhe “Greenlight”. Europol e konsideroi operacionin si një ndër më të mëdhenjt dhe më të sofistikuarit që është kryer ndonjëherë. Idea erdhi pasi u vu re se kishte një kërkesë mjaft të madhe në tregun e zi për telefona encrypted dhe oferta ishte shumë e vogël.