Presidenti Joe Biden sapo firmosi një urdhër ekzekutiv ditën e mërkurë që bën të mundur për qeverinë të vlerësojë rrezikun e aplikacioneve të lidhur me “kundërshtarët”, si TikTok ose WeChat.
Presidenti aktual i SHBA tërhoqi dhe zëvëndësoi 3 urdhëra ekzekutivë që ishin ndërmarrë më parë nga ish-presidenti Donald Trump, të cilat dënonin transaksionet e amerikanëve në keto aplikacione. Urdhërat e reja do të detyrojnë Commerce Departament të rishikojë këto aplikacione dhe tregojnë se kush do të konsiderohet si një “risk i papranueshëm”.
Kryerja e transaksioneve në aplikacionet që mbledhin informacione sensitive ose menaxhohen nga njerëz që mbështesin ushtrinë apo inteligjencën e huaj do të përfshijë një risk të ngritur.
Nën administratën e mëparshme, TikTok mbeti në një pozicion të pasigurt pasi Trump vendosi dënimin e tij nëse ai nuk i shitej kompanive amerikane. Kompanitë e interesuara për të blerë TikTok ishin Walmart, Microsoft dhe Oracle të cilat nuk arritën asnjëherë një marrëveshje.
Ardhja e Biden në Shtëpinë e Bardhë ishte një ndër faktorët kryesorë të ndërprerjes së negociatave, pasi administrata e tij ishtë qartësisht pro platformës. Administrata kërkoi nga gjykata për shtyrjen e veprimeve lidhur me këtë çështje deri sa ajo të ishte rishikuar.