OnePlus ka prezantuar versionin e ri në linjën e smartphone-ve midrange, Nord CE. Sipas kompanisë, “CE” nënkupton “Core Edition“, gjë që shpreh fokusin e kompanisë në gjërat kryesore, në vend të “mbushjes së pajisjes me specifika të panevojshme.”
Fillimisht Nord CE do të prezantohet në Evropë dhe Indi, dhe për momentin OnePlus nuk ka ndonjë plan për prezantimin e tij në SHBA. Për t’u “fokusuar në gjërat kryesore”, kompanisë iu desh të hiqte disa shërbime nga versioni i mëparshëm për të ofruar një proçesor më të fuqishëm dhe sensorë kamerash të upgrade-uar. Pra, në Nord CE ju do të gjeni një kamera kryesore 64 MP, një selfie 16 MP, një ultrawide me kënd 119 gradë field of view dhe një sensor monochrome 2 MP.
Për sa i përket proçesorit të përdorur, Nord CE do të përfshijë Snapdragon 750G. OnePlus tregon se CPU është 20% më i shpejtë dhe GPU 10% më i shpejtë. Pajisja do të vijë me 6, 8 ose 12GB RAM në varësi të zonave të ndryshme dhe do të ketë një bateri 4,500mAh, pothuajse 400mAh më të madhe se versioni i kaluar. Nord CE do të suportojë karikimin e shpejtë Warp Charge 30T Plus e cila do ta karikojë atë nga 0-70% në 30 minuta.
Në Evropë çmimi i Nord CE fillon nga €299 për versionin bazë me 6GB RAM dhe 128GB internal storage.