Aktiviteti juaj në Google mund të aksesohet në faqjen activity.google.com, aty ku regjistrohet çdo veprim që ju bëni në produktet e kësaj kompanie, si historia e kërkimeve në Google Aearch, komandat në Google Assistant, vendndodhjet në Google Maps dhe historia e videove të shikuara në YouTube.
Këto përbëjnë një numër mjaft të madh të dhënash personale rreth jush, dhe mund të aksesohen lehtësisht nga çdo person që viziton këtë faqje kur adresa juaj është e regjistruar. Për fat të mirë, tani këto të dhëna mund të mbrohen nëpërmjet password.
Për të mësuar se si të aktivizoni këtë shërbim, ndiqni hapat e mëposhtme:
- Shkoni në faqjen activity.google.com dhe sigurohuni që të jeni kyçur në adresën tuaj
- Më pas, klikoni në “Manage My Activity Verification”
- Një pop-up message do të shfaqet me dy opsione. Zgjidhni “Require Extra Verification” dhe më pas “Save”
- Do t’ju kërkohet të kyçeni sërisht për t’u verifikuar
- Tani arritët të mbroni në mënyrë të suksesshme të dhënat tuaja!
Mirëpo duhet mbajtur mend dhe diçka tjetër. Nëse ju keni regjistruar passwordin e adresës suaj në Google, ose përdorni një password manager, ai mund të bëhet autofill automatikisht nga të gjithë personat që kërkojnë të aksesojnë informacionet tuaja.