Një lajm mjaft i mirë për të gjithë admiruesit e astrologjisë, ditën e enjte më 26 maj ju do të keni mundësinë të shikoni Hënën më të madhe të 2021, që quhet ndryshe Flower supermoon. Gjatë kësaj dite Hëna do të jetë 30% më tepër e ndritshme dhe 14% më e madhe se disa nga Hënat e plota të mëparshme.
Kur mund ta shoh Flower supermoon?
Në Shqipëri “superhëna lule” mund të shihet në datën 26 maj 2021, në orën 14:13. Për shkak të këtij orari mund të jetë disi e vështirë për t’u parë. Teknikisht ajo do të reflektojë dritën maksimale për një moment të shkurtër, që ndodh në momentin kur Toka vendoset saktësisht midis Hënës dhe Diellit (dhe Hëna ndodhet në pikën më të afërt me Tokën).
Përse quhet Flower Moon?
Flower Moon nuk është emri “zyrtar” i këtij fenomeni. Shumë persona tregojnë se Hëna e plotë e majit mori emrin Flower Moon nga amerikanët vendas pasi vunë re se lulet filluan të lulëzonin gjatë kësaj periudhe. Ky fenomen ndodh zakonisht çdo 14 Hëna të plota, por disa herë mund të kemi dy superhëna njëra pas tjetrës për shkak se cikli i orbitës së Hënës dhe fazat e saj janë në përputhje.