Bill dhe Melinda Gates, një nga çiftet më të fuqishme në botë, sapo deklaruan divorcin e tyre pas 27 vitesh martesë. Bill postoi një deklaratë në Twitter ku zbulonte se ai dhe tani ish-gruaja e tij arritën në këtë vendim pas shumë bisedave dhe mendojnë se ata nuk mund të rriten më tepër si një çift në fazën tjetër të jetës së tyre.
“Në 27 vitet e fundit ne kemi rritur 3 fëmijë të mrekullueshëm dhe kemi krijuar një fondacion që shtrihet në të gjithë botën për të mundësuar jetesën e shëndetshme dhe produktive.” tha ai.
— Bill Gates (@BillGates) May 3, 2021
Ky divorc rriti shumë pyetje të mëdha rreth mënyrës se si fondacioni i tyre, një prej më të mëdhenjve në botë, do të vazhdojë të operojë dhe pse Bill Gates konfirmoi se ata do të vazhdojnë të punojnë fort për të.
Vetëm gjatë vitit të fundit, Fondacioni Gates dha një kontribut prej 250 milion dollarësh për të luftuar pandeminë Covid-19 dhe është përqendruar në zhvillimin dhe shpërndarjen e vaksinave në të gjithë botën.
Ndarja mund të kthehet në një nga më të shtrenjtat në histori. Gates është njeriu i katërt më i pasur në botë dhe së bashku çifti vlerësohet me rreth 127 miliardë dollarë.
Çifti ka tre fëmijë; Jennifer, 25, Rory, 21 dhe Phoebe, 18, secili prej tyre thuhet se do të trashëgojë vetëm 10 milion dollarë, pjesa tjetër do të shkojë për bamirësi.
Në 2019 një tjetër çift mjaft i fuqishëm, ai Bezos, deklaruan divorcin e tyre. Ky divorc i kushtoi disi drejtuesit të Amazon, ku ai ndau pasurinë me gruan e tij. E njejta gjë pritet të ndodhë dhe në rastin e çiftit Gates. Bill Gates për momentin renditet në vendin e 4-t në listën e personave më të pasur në botë, me një vlerë prej $127 miliardë.