Shumë burra vendosin të blenë një supermakinë sapo të mbushin të 40-at për t’u ndjerë ‘më të gjallë‘ ndërsa kalojnë në “krizën e tyre të gjysmës së jetës”.
Ndërsa disa besojnë se blerja prej më shumë se $100,000 nuk arrin dot t’i zgjidhë problemet e burrave në këtë moshë, një studim i ri zbulon se drejtimi i një makine të shtrenjtë mund të rrisë vetëbesimin e dikujt. Studiuesit në Universitetin Federal të Rio Grande në Brazil zbuluan se burrat që zotërojnë makina luksoze si një Corvette dhe Porsche perceptohen se kanë vlera më të larta si partnerë në një çift dhe shihen si më të aftë.
Rezultatet me shumë mundësi vijnë si pasojë e grave që besojnë se kanë përfitime për të qenë partnere e dikujt që zotëron një automjet me çmim të lartë.
Studimi tregon se pjesëmarrësit që zotëronin një makinë premium shfaqën nivele më të larta të vlerave si bashkëshortë dhe të dominimit në shoqëri. “Gjetjet sugjerojnë se konsumi i produkteve luksoze ndikon në perceptimin social që përputhet me karakteristikat e vetë-perceptuara.”
Ekipi kreu studimin në dy pjesë, ku e para shqyrton nëse vlerësimi si partner dhe dominimi social ndikohet nga zgjedhjet e konsumit. Gjithsej 171 pjesëmarrës u pyetën për vlerën si partnerë dhe dominimin shoqëror kur shikonin njerëzit e seksit të kundërt që zotëronin supermakina. Përafërsisht 93 subjekte ishin gra, dhe pjesa tjetër ishin burra që shikuan katër njerëz të fabrikuar të cilët ishin krijuar për të treguar informacione në lidhje me profesionin, hobit dhe makinën e tyre.
“Duke konfirmuar hipotezën e parë, u vu re se si gratë ashtu edhe burrat i atribuonin vlera më të lartë si partner subjekteve që zotëronin makina premium“, thuhet në studim. “Ngjashëm me sendet e tjera luksoze si apartamentet dhe veshjet, makinat premium tregojnë pozicionin e një individi në hierarki.” Rezultatet përcaktuan gjithashtu se njerëzit me status më të lartë shihen si më kompetentë dhe më të favorizuar në përzgjedhjen e vendeve të punës.