Nuk është një sekret se Sony bllokoi luajtjen cross-platform prej vitesh, mirëpo dokumentet e reja konfidenciale dhe emails zbulojnë se sa kundër ishte kjo kompani që njerëzit të luanin me shokët e tyre në platforma të ndryshme.
Fillimisht Sony pengoi luajtjen cross-platform të lojërave Rocket League dhe Minecraft, dhe pse Nintendo dhe Microsoft lejonte përdoruesit lidhjen mes konsolave Switch dhe Xbox. Ky problem bëri shumë bujë në momentin kur Sony pengoi crossplay në lojën Fortnite dhe përdoruesit u inatosën.
Zëvëndës presidenti i zhvillimit të biznesit të Epic Games, Joe Kreiner, tha se mundësia që Fortnite të mos merrte atë që kërkonte u zhduk në momentin kur Fortnite u bë loja më e shkarkuar në PlayStation. Ai propozoi që shpalljen e crossplay ta bente bashkë me Sony, duke bërë që Sony të duket si një hero. Mirëpo ato nuk pranuan, duke thënë se asnjë kompani nuk mund të shpjegojë se si luajtja në konsola të ndryshme përmirëson biznesin e PlayStation.
Më pas në 2019 Sony erdhi me idenë e përfitimit nga cross-platform play, duke detyruar publikuesit të paguajnë kompaninë sa herë që përdoruesit e PlayStation kontribuojnë më tepër se një përqindje e paracaktuar në lojërat që mund të luhen në platforma të ndryshme.