United States Securities and Exchange Commission po heton Volkswagen rreth shakasë që kjo kompani bëri kur lajmëroi publikun “aksidentalisht” në një deklaratë për shtyp se do të ndryshonte emrin e kompanisë në “Voltswagen” për shkak të zhvendosjes së saj drejt makinave elektrike. Madje ato e zhvilluan dhe më tej këtë lojë duke konfirmuar për gazeta të famshme se ndryshimi do të ndodhte.
Mirëpo këto deklarata në të vërtetë ishin të false, të menduara enkas për ditën e gënjeshtrave, në 1 prill. Pas këtyre deklaratave aksionet e Volkswagen u rritën me 12.5% në një pikë, e cila është ekuivalente me miliarda dollarë vlerë në treg.
Është akoma e paqartë se për çfarë po kërkon specifikisht SEC prej Volkswagen, ose cilat ligje kjo kompani ka thyer. Der Spiegel raporton se është pikërisht “shakaja” që shkaktoi rritjen e papritur të aksioneve e cila po hetohet nga ky department. Volkswagen ka një histori të mirëdokumentuar në mashtrimin e rregullatorëve në SHBA.
Edhe më parë Securities and Exchange Commission është përfshirë në ngjarje të ngjashme, si në rastin e tweet-eve të Elon Musk, kur ai tregoi disa gjëra të pavërteta lidhur me kompaninë Tesla që ai drejton.