OnePlus regjistroi një rritje pre 388% në shitjet gjatë tremujorit të parë të vitit 2021 krahasuar me vitin e kaluar dhe përfitimet nga ky regjion u rritën me 386%.
Modelet flagship të OnePlus, duke përfshirë serinë 9, ishin “përgjegjës” për 65% të përfitimeve. OnePlus 9 Pro është smartphone-i më i shitur në ditën e lançimit në Amazon France dhe Spain. Mirëpo seria mid-range Nord rezulton të jetë pjesa më kryesore e strategjisë së kompanisë.
Bazuar në të dhënat nga Counterpoint në tremujorin e fundit të 2020, OnePlus Nord ishte smartphone më i shitur në Finlandë, gjë që ndihmoi kompaninë të shndërrohej në liderin e segmentit $250 – $400. OnePlus arriti të tejkalonte kompanitë si Xiaomi dhe Huawei në këtë vend.
Tani gjenden 3 milionë përdorues të OnePlus në Evropë, ku shtetet me përdoruesit më të shumtë janë Mbretëria e Bashkuar, Gjermania dhe Finlanda, nga 10 milionë në të gjithë botën. Strategjia e tyre e partneritetit me shitësit vendas dhe me kompanitë telefonike siguroi zgjerimin e kësaj kompanie në kontinentin e vjetër.
Në shenjë falenderimi për përdoruesit, OnePlus do të ofrojë ulje në OnePlus 8T dhe Nord nga data 3 maj.