Ndërmarrja hapësinore e Jeff Bezos, Blue Origins tregoi në një video në ditën e martë se së shpjeti do të fillojë shitjen e biletave për të udhëtuar me raketën e turizmit New Shepard.
Blue Origin tha vetëm se detajet e mëtejshme do të zbulohen në datën 5 maj për personat që regjistrohen me email-in e tyre në website-n zyrtar, duke mos zbuluar çmimin e një bilete.
Në video tregohen pamjet ku Jeff Bezos drejton makinën Rivian R1T në shkretëtirën e Texasit drejt vendit të lançimit të raketës. New Shepard është dizenjuar për të transportuar 6 persona njëherazi në një udhëtim në hapësirë, ku testimet e mëparshme kanë regjistruar lartësinë maksimale prej më tepër se 100 kilometra nga sipërfaqja e Tokës.
Kapsula ka dritare masive duke mundësuar një pamje të qartë për pasagjerët, të cilët do të përjetojnë rreth 10 minuta qëndrimin në forcën gravitacionale 0. Raketa lançohet vertikalisht, më pas boosters shkëputen dhe rkthehen në tokë. Rikthimi i kapsulës ngadalësohet nga disa parashuta para se të ulet butësisht në tokë.
Menjëherë pas publikimit të kësaj videoje, aksionet e Virgin Galactic ranë me 3%, e cila deri më tani ka shitur rreth 600 bileta ku secila prej tyre ka kushtuar $200,000-$250,000.