Elon Musk, CEO i Tesla dhe SpaceX, do të prezantojë në datën 8 maj Saturday Night Live. Kjo gjë u bë e ditur nga adresa zyrtare e emisionit në Twitter. Musk njihet për sensin e tij origjinal të humorit në Twitter, por nuk është plotësisht e qartë nëse ai do të arrijë të kënaqë publikun në një late night comedy show 90 minutësh.
E ftuar në këtë emission në 8 maj do të jetë këngëtarja mjaft e njohur Miley Cyrus. Elon përgjatë viteve është shfaqur në shumë emisione të ndryshme të cilat kanë bërë shumë bujë, si përshembull në podcast-in e Joe Rogan, ne rolin që luajti në Iron Man 2 , episodin “The Musk Who Fell To Earth” të The Simpsons dhe në Big Bang Theory, pra nuk është se ai nuk ka shumë eksperiencë në këto gjëra.
??? pic.twitter.com/WyTGhSsSVg
— Saturday Night Live – SNL (@nbcsnl) April 24, 2021
Shpesh herë këto prezenca të tij janë shoqëruar me ulje dhe ngritje të konsiderueshme në çmimin e aksioneve të kompanive të që ai zotëron. Do të na duhen të presim dy javë dhe të shikojmë se çfarë do të ndodhë.