Apple prezantoi ngjyrën më të re për iPhone 12 dhe 12 mini, atë të purpurt. Ato do të dalin në shitje ditën e premte me një çmim prej €900 për iPhone 12 dhe €800 për 12 mini.
Mirëpo pse nuk është një ide e mirë blerja e këtyre iPhone-ve?
Ne në këto momente jemi vetëm 6 muaj larg nga eventi i rradhës i Apple, ku besohet se do të prezantohet linja më e re e iPhone. Nëse ju keni pritur 6 muaj pa blerë një iPhone 12, mirë do të ishte të prisni dhe 6 muaj të tjerë në mënyrë që të pajiseni me iPhone 13, i cili sipas informacioneve do të sjellë ndryshime rrënjësore krahasuar me gjeneratën e mëparshme. iPhone 12 me ngjyrën e purpurt është thjesht një iPhone 12 normal dhe në të nuk gjendet asnjë ndryshim në hardware përveç ngjyrës së përdorur.
Edhe nëse ngjyra e purpurt ju pëlqen aq shumë, ju mund të pajiseni me një case me atë ngjyrë, duke e bërë smartphone-in tuaj ekzistent shumë të ngjashëm me të.
iPhone 13 flitet se do të sjellë një ekran të ri me refresh rate 120Hz me një notch të zvogëluar, gjë që e bën shumë më interesant se iPhone 12 me ngjyrën e purpurt.