Snapchat ka arritur të korrë përfitimet nga krijimi i një aplikacioni tërësisht funksional për Android. Kompania deklaroi në një raportim mbi përfitimet se pjesa më e madhe e përdoruesve të aplikacionit vijnë nga sistemi operativ Android. Gjatë 3 mujorit të parë të 2021, Snapchat rezulton të ketë 280 milionë përdorues aktiv, një rritje prej 22% nga viti i kaluar.
CEO Evan Spiegel e vlerëson këtë moment si historik që reflekton vlerën afatgjate të investimit që Snapchat bëri në ndërtimin e një aplikacioni për Android. Fillimisht Snapchat u lançua vetëm në iOS dhe versioni i parë për Android erdhi në vitin 2012. Përgjatë kësaj kohe kompania ka punuar fort për ta bërë këtë aplikacion të “barabartë” në të dyja platformat.
Kompania thotë se kjo rritje ka bërë që të rriten investimet në ofrimin e disa përmbajtjeve të reja, si përshembull Snap Originals, që u publikua për herë të parë në Indi.
Megjithatë, rrjetet sociale të reja si Clubhouse vazhdojnë gjithnjë të sakrifikojnë tregun Android, duke u ofruar vetëm në iOS, dhe pse fitimet nga përdoruesit Android duken të jenë më të larta.