Instagram do të filojë të shfaqë një opsion ku përdoruesit do të zgjedhin vetë nëse duan të shohin numrin e pëlqimeve në një postim ose jo. Kompania u shpreh se një testim i vogël global do t’i paraqesë përdoruesve 3 opsione kur bëhet fjalë për numrin e likes.
Përdoruesit mund të zgjedhin të fshehin numrin e likes në postimet e të gjithë përdoruesve, të fshehin këto likes vetëm për postimet e tyre ose të mbajnë eksperiencën origjinale. Fillimisht Instagram testoi në një numër shumë të vogël personash fshehjen e numrit të likes dhe ato filluan të irritoheshin menjëherë. Justifikimi i platformës ishte se ato kërkonin nga njerëzit të fokusoheshin më shumë në fotot dhe videot që publikoheshin dhe jo në sasinë e likes që një postim mer.
Ata që e kritikuan shumë këtë ndryshim ishin Influencers, të cilët thanë se fshehja e numrit të likes do të kishte një impakt të madh mbi to. Megjithatë, ofrimi i mundësisë për të zgjedhur vetë mënyrën se si një përdorues do të navigojë në këtë platformë duket se është zgjidhja e duhur e këtij problem.
Dhe Facebook testoi këtë shërbim në 2019, ku fshehu likes, reactions dhe numrin e shikueshmërisë së videos, por nuk dihet ende nëse do të ndjekë hapat e Instagram.