Pas gjithë këtyre lajmeve që po dëgjojmë për publikime të dhënash ose vjedhje llogarish, ne duhet të fillojmë të marrim disa masa për t’i parandaluar ato. Aktivizimi i two-factor authentication është një ndër këto masa, pasi ofron një shtresë sigurie ekstra për të gjithë përdoruesit, duke parandaluar çdo lloj tentative për të hakuar adresën tuaj.
Facebook i lejon përdoruesit e tij të aktivizojnë këtë shërbim duke përdorur numrin e tyre të telefonit ose një aplikacion third-party për siguruar vërtetësinë.
Si të përdor numrin e telefonit për të aktivizuar shërbimin?
- Hapni aplikacionin Facebook
- Zgjidhni 3 pikat horizontale në këndin e poshtëm të djathtë
- Shtypni opsionin Settings and Privacy, dhe në menunë dropdown zgjidhni Settings
- Kërkoni për Security and Login dhe shtypeni atë
- Më pas zgjidhni Use two-factor authentication
- Nën kategorinë Select a Security Method zgjidhni Text Message (SMS)
- Regjistroni numrin tuaj dhe shtypni Continue
- Një kod me 6 shifra do të vijë në pajisjen tuaj. Kopjojeni atë në text box dhe zgjidhni Continue
- Tani ky shërbim sapo u aktivizua me sukses