Dizajni aktual i iPhone SE është i bazuar në iPhone 8 me një ekran 4.7 inç. Të dhënat e fundit tregojnë se Apple po punon për një version të ri “iPhone SE Plus” që mendohej se do të lançohej gjatë këtij viti, mirëpo analisti Ming-Chi Kuo tha se nuk do të ketë një version të ri nga seria SE deri në 2022.
Në vitin 2022 do të publikohet një version i rifreskuar dhe vitin pasardhës mund të ketë një ndryshim drastik për sa i përket dizajnit. iPhone SE i 2023 do të vijë me një ekran 6.1 inç i cili nuk do të ketë më notch-in e zakonshëm, por një kamera hole punch.
Apple me shumë mundësi do të zëvëndësojë notch-in e vjetëruar me hole punch në 2022 tek seria kryesore dhe më pas në serinë SE. Dizajni hole punch është mjaft i përdorur nga smatphone-t Android prej disa vitesh. Bashkë me ndryshimet në ekran, iPhone SE mund të rifreskohet me një proçesor që suporton rrjetin 5G.