Vlera e Bitcoin po rritet sërisht duke shndërruar personat që kanë investuar herët në këtë monedhë në milionerë. Phillipe Christodoulou ishte një ndër to me pasuri prej 17.1 Bitcoin, të cilat janë të barazvlefshme me $1 milionë në ditët e sotme. Themi ishte, pasi ai bëri një gabim duke shkarkuar një aplikacion në iOS App Store ku të gjitha të dhënat dhe pasuria e tij u vodh.
Për monedhën Bitcoin nuk ekziston asnjë sistem legjislativ që mund të rikthejë sasinë e vjedhur të cryptocurrency, që nënkupton se nëse ju humbni aksesin në të dhënat që përfaqësojnë monedhën dixhitale, ajo është e humbur përgjithmonë. Christodoulou mendoi se ai po siguronte Bitcoins-at e tij duke i ruajtur ato në një hardware wallet të quajtur Trezor.
Apple prej shumë kohësh ka pohuar se App Store është shumë herë më i sigurt se Play Store i Google, mirëpo aplikacioni i rremë i Trezor kishte kaluar proçeset e sigurise të Apple dhe arriti të vidhte 17.1 Bitcoin nga Phillipe. Sigurisht ai është shumë i inatosur me hajdutët por akuzat e tij i drejtohen dhe vetë Apple duke thënë se kompania e tradhëtoi besimin që ai kishte.
Apple ka refuzuar të identifikojë vjedhësin ose të tregojë nëse ka dorëzuar të dhëna drejt organeve ligjzbatuese.