Nike ka paditur MSCHF për shitjen e paautorizuar të “Satan Shoes” në bashkëpunim me rreperin Lil Nas X.
Kompania thotë se ka dëmtuar imazhin e markës duke shitur këpucë limited edition që thuhet se janë modifikuar me një pikë gjaku human, duke bërë blerësit të besojnë se Nike po mbështet satanizmin. Bashkë me akuzat për prishjen e imazhit Nike tregon se modifikimi i shtresës së mesme mund të shfaqë rrezik sigurie për blerësit, por që kryesisht bazohet në dëmin e imazhit te shkaktuar nga këpuca satanike që përmban gjak human.
Për të mbështetur këtë çështje, kompania ka përdorur komente nga persona të ndryshëm që thonë se ata nuk do të blenë kurrë më këpucë Nike ose janë të zhgënjyer nga kompania pasi ajo nuk ka marrë masa për parandalimin e këtij versioni.
MSCHF është e njohur për produktet si “Jesus Shoes” në 2019, të cilat ishin Nike Air Max 97s me qepje të veçanta dhe 60ccs ujë nga lumi Jordan, për të cilat Nike nuk u kundërpërgjigj. Këpucët e “djallit” u publikuan bashkë me një video të Lil Nas X e cila irritoi shumë persona. MSCHF tha për Insider se këto padi ndihmojnë në rritjen e vlerës së produktit.