MacBook-ët e së ardhmes mund të përdorin një sistem të “Deployable Feet” për të ngritur laptopët nga sipërfaqja, duke përmirësuar freskimin dhe duke lejuar përdorimin e komponentëve freskuës më kompaktë brenda laptopit. Në këtë mënyrë MacBook mund të bëhet dhe më i hollë.
Ky është një dizajn i ri i patentuar nga Apple, por si gjithmonë ekziston mundësia që teknologjia e patentuar të jetë vetëm eksperimentale dhe të mos përfundojë asnjëherë në një MacBook. Idea është që këmbëzat të dalin nga baza e laptopit të cilat kur happen do të lejojnë qarkullim më të mirë të ajrit në pjesën e poshtme për freskim të përmirësuar. Këmbëzat sipas patentës do të ngrejnë laptopin rreth 3.8mm.
Gjithashtu këto këmbëza mund të funksionojnë dhe si porta ekstra të lidhura me laptopin. Një tjetër mundësi mund të jetë përfshirja e një freskuese për freskim ekstra në pjesën e sipërme. Askush nuk e di nëse ne do të arrijmë t’i shohim këto këmbëza në një produkt zyrtar dhe e vetmja anë negative mund të jetë shtimi i disa mekanizmave të tjerë për hapjen dhe mbylljen e tyre, që kanë shumë mundësi mund të prishen. Gjithashtu ky sistem do të lejojë më shumë mbetje dhe pluhura të futen në pjesën e brendshme të laptopit dhe pse në patentë përshkruhet një cover mbrojtës për t’u siguruar se nuk do të ketë hapësira të tilla.