Seria Call of Duty sipas raportimeve po rikthehet në Luftën e Dytë Botërore në këtë vit, e zhvilluar nga studio Sledgehammer Games dhe me shumë mundësi do të quhet Call of Duty :WWII Vanguard.
Website-i Modern Warzone raportoi fillimisht këto informacione që më pas u mbështetën dhe nga Eurogamer më vonë. Një nga detajet jo mjaft të qarta të Call of Duty: WWII Vanguard është koha kur zhvillohen ngjarjet. Sipas Modern Warzone, ngjarjet do të zhvillohen në vitin 1950, pasi Lufta e Dytë Botërore mbaroi, ndërsa Eurogamer raporton se koha do të jetë më tradicionale.
Sledgehammer Games zhvilluan në 2017 lojën Call of Duty: WWII, e cila ishte e para që bazohej në këtë konflikt që nga World at War e 2008. Themeluesit e kësaj studioje, Glen Schofield dhe Michael Condrey tani janë larguar dhe kanë formuar disa studio të reja, Striking Distance Studios dhe 31st Union në 2K.
Deri më tani Publisher Activision nuk ka nxjerrë asnjë deklaratë zyrtare rreth lojës që do të vijë gjatë këtij viti, por ka përmendur se është planifikuar një publikim premium për Q4 në 2021.