Nëpërmjet një reklame, Samsung Exynos ka bërë njerëzit të dyshojnë se seria e ardhshme e smartphone-ve nga kjo kompani do të përdorin një sistem kamerash 200MP me 6 sensorë. Megjithatë kjo mund të mos jetë një gjë e vërtetë për momentin, pasi Samsung sqaroi se ka përdorur këtë referim për të treguar fuqinë që ky proçesor ofron.
Dear shutterbug, what do you expect the most from smartphone camera? ? pic.twitter.com/HGwmoKYD3V
— Samsung Exynos (@SamsungExynos) March 22, 2021
Ky postim u bë në të njejtën kohë me prezantimin e serisë OnePlus 9, dhe me shumë mundësi Samsung është disi i “trembur” nga partneriteti i rivalëve me Hasselblad, kompaninë e njohur që prodhon kamera.
Shpesh herë ne kemi parë që Samsung nuk “kursehet” në implementimin e teknologjive më të përparuara në smartphonet e tyre flagship, si përshembull S21 Ultra, dhe nuk do të ishte çudi të shihnim një zhvillim të tillë nga kjo kompani.
Magjia e Nanocell pixel-binning rezulton në paraqitjen e një pamje mbreslënëse dhe Sasmung ka provuar se mund të shmangë problemet që shfaqin sensorët gjigandë prej 108MP në pajisjet e tyre dhe ne mezi po presim të shohim një kamera 200MP në një smartphone.