Apple u shpreh në tetor të vitit të kaluar se iPhone 12 nuk do të përfshijë karikues dhe kufje në kuti për shkak të shqetësimeve ambientale. Duke përfshirë vetëm një kabull USB-C to Lightning në serinë 12 të iPhone, Apple tha se syjnojnë të ulin e-waste, mirëpo kritikët mendojnë se kompania me këtë ndryshim kërkoi të ulte kostot e transportit dhe rritjen e fitimeve nga blerja e kufjeve dhe karikuesve.
Procon-SP, agjensia e mbrojtjes së konsumatorit në Brazil u shpreh se pyetja e tyre nëse çmimi i iPhone 12 do të ulej pasi nuk ka karikues dhe kufje të përfshira në kuti nuk mori asnjëherë përgjigje nga Apple. Kështu agjensia e akuzon këtë kompani për reklamim keqinformues dhe paaftësinë e dhënies së ndihmës ndaj disa klientëve që kishin problem me smartphone-t e tyre. Një zëdhënës i agjensisë tha se Apple duhet të respektojë ligjet dhe institucionet.
Gjoba prej $2 milionë nuk është aspak shqetësuese për një kompani si Apple vlera e të cilit arrin shifrat $111.4 miliardë.