Ju mund të kaloni nga smartphone yt i vjetër drejt një Google Pixel, ose mund të mbyllni sytë, të merrni frymë dhe të kaloni më qetësisht në smartphone-in e ri Google Pixel.
Me sa duket kjo është mënyra e re e të bërit video tutorial nga Google. Video që shpjegon proçesin e kalimit drejt një Pixel-i është relaksuese dhe në të njejtën kohë disi e frikshme.
Në tutorial jepen disa këshilla meditative të shoqëruara me pamje mjaft të këndshme, e cila e bën këtë video mjaft relaksuese. Mirëpo këto ndjesi relaksuese me kalimin e kohës shkojnë drejt disa komunikimesh mjaft të çuditshme.
Me siguri kjo mënyrë shpjegimi e një proçesi të thjeshtë tenton të tërheq vëmendjen e shumë përdoruesve që ishin disi dyshues drejt një kalimi në smartphone-t Pixel.