Nëse jeni të lodhur nga takimet e stërgjatura në Zoom tani mund të largoheni me “stil”. Zoom Escaper është një software që ju lejon të krijoni zhurma jo të vërteta si përshembull një fëmijë që qan, qen që leh ose zhurma ndërtimi duke ju dhënë një justifikim për t’u larguar nga takimi.
Ky software është krijuar nga një artist i quajtur Sam Lavigne. Zoom Escaper punon përmes një tjetër software të quajtur VB-Audio. Ja si ta përdorni atë:
- Shkoni në website-in e Zoom Escaper
- Lejoni aksesin e mikrofonit në site duke klikuar në Enable Microphone
- Shkarkoni dhe instaloni VB-Cable, më pas rifreskoni website-in.
- Klikoni butonin Start. Më pas do të shihni 8 efekte audioje të ndryshme që mund të provoni.
- Në opsionin Output në faqe, gjeni VB-Cable. Zgjidheni dhe më pas klikoni Start.
- Pasi të hapni Zoom, shkoni në Settings > Audio. Lidheni mikrofonin me VB-Cable. Nën kategorinë Suppress background noise zgjidhni low, ndërsa në kategorinë Music and professional audio zgjidhni Show in-meeting option dhe sigurohuni që të gjitha kutitë të jenë unchecked.
- Filloni një telefonatë në Zoom dhe kthehuni në website-in Zoom Escapers dhe klikoni kutitë për efektet e zhurmës që kërkoni të shtoni.
- Pasi të jeni larguar me sukses nga takimi në Zoom klikoni butonin Stop në website dhe në Zoom Audio Settings kthejeni mikrofonin në atë që përdorni zakonisht.