Super Nintendo World hapi dyert këtë javë në Universal Studios Japan (USJ), Osaka. Parku po fillon punë në një periudhë kohore jo mjaft të mirë për shkak të pandemisë. Ky investim për Nintendo-n është disi ndryshe nga aktivitetet e tyre të përditshme dhe në letër kjo duket si një ide mjaft e mirë.
Me sa duket kjo kompani ia ka dalë mbanë të krijojë një version real të botës imagjinare që kalon kufijtë teknologjike. Sapo kufijtë të hapen sërisht, ky park do të tërheqë vëmendjen e shumë turistëve nga e gjithë bota. Bileta një ditore për të shijuar bukuritë që parku ofron do të kushtojë rreth $70. The Verge ka vizituar Super Nintendo World dhe ofron një photo-tour për të gjithë ndjekësit.