Një dekadë pas prezantimit jo aq të suksesshëm të Atrix 4G Laptop Dock, Motorola po provon sërish të kthejë smartphone-in në kompjuter. Pas update-it në Android 11, përdoruesit e Edge Plus në Verizon mund të lidhen me një ekran më të madh duke ofruar një eksperiencë të ngjashme me Samsung Dex. Në këtë mënyrë ju mund të rrisni produktivitetin, mund të luani lojëra dhe të shihni filma përmes telefonit dhe një monitori ose TV.
Motorola shpreson se njerëzit do ta përdorin këtë shërbim nga editimi i dokumentave të punës deri në kryerjen e video calls dhe luajtjes së lojrave në një ekran më të madh.
Platforma “Ready For” përdor një ndërfaqe me disa dritare që shfaqet kur lidheni nëpërmjet USB-C ose HDMI. Për të përmirësuar akoma më shumë eksperiencën ju mund të përdorni dhe aksesorë si tastiera ose mouse. Kjo platform do të prezantohet më 19 prill në Amazon, ndërkohë që çmimi nuk është akoma i ditur.
Shumë gjëra kanë ndryshuar nga koha e Atrix 4G lapdock, dhe kësaj here Motorola me të vërtetë shpreson se ky shërbim do të rezultojë një sukses.