Epic Games dhe futbollisti brazilian Neymar po na japin disa shenja se mes tyre mund të ketë një bashkëpunim. Një video e publikuar nga Epic Games në Twitter tregon numrin 10 të futbollistit, i cili më pas u përgjigj me një emoji me “sy” ? .
Detajet rreth mënyrës se si Neymar do të prezantohet në lojën Fortnite ende nuk janë të qarta, por mendohet se do të vijë në të njejtën kohë me misionin single player Zero Crisis Finale, i cili është fokusi i videos së publikuar. Neymar për shkak të një dëmtimi ka qenë jashtë fushave të lojës prej disa muajsh.
He’s given everything to the Order… and for what?
3.16.2021. #FortniteSeason6 pic.twitter.com/vP0tZytkaU
— Fortnite (@FortniteGame) March 13, 2021
Eventet Live në Fortnite janë shumë të famshme, ku në 2019 Marshmello mbajti një koncert që u ndoq nga 10 milionë njerëz. Eventi më i bukur ishte ai i vitit të kaluar, ku Travis Scott u ndoq nga më shumë se 12 milionë njerëz. Në janar, kompania Epic Games premtoi të investojë $20 milionë për esports në Fortnite gjatë këtij viti.