Smartphone i parë i palosshëm nga kompania Xiaomi, që me shumë mundësi do të quhet Xiaomi Mi Mix 4 Pro, mund të huazojë disa ide për dizajnin nga Samsung Galaxy Z Fold 2.
Digital Chat Station, një leaker i famshëm ka treguar se ky smartphone do të ketë të njejtin stil palosje si Z Fold 2. Ekrani pritet të jetë 8.03 inç i hapur, bashkë me ekranin sekondar 6.38 inç, që është pak më e madhe se produkti i Samsung.
Deri më tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga Xiaomi, por patenta e re na bën të besojmë se ata po ndërtojnë diçka për tregun e telefonave të palosshëm. Dizajni përfshin një proçesor flagship Qualcomm Snapdragon 888, i cili gjendet në majë të tregut për cilësinë e ofruar.
Sistemi i kamerave mund të përfshijë një sensor 108MP bashkë me një bateri 5,000mAh që suporton karikimin e shpejtë 67W. Seria Xiaomi Mi Mix ka qenë gjithmonë rreth eksperimentimit të faktorëve të ndryshëm, e cila filloi në 2016 me prezantimin e një ekrani pa bezels.