PS5 dhe Xbox Series X/S kanë vetëm 5 muaj që kanë dalë në shitje dhe game modes që favorizojnë performancën ose kualitetin e pamjes janë të zakonshme. Çdo javë po shikojmë update të reja që lejojnë përdoruesit të luajnë në rezolucionin 4k, ose duke sakrifikuar pak kualitetin e pamjes të luajnë në 60 fps ose 120fps. Muajin e kaluar ky update erdhi për Control, e sot Overwatch me game modes të reja. Këto update sjellin zgjedhje të mira për përdoruesit dhe i afron disi me shërbimet që ofrohen në PC prej vitesh.
Në qoftë se ju kërkoni një eksperiencë kinematografike, ndizni rezolution mode. Nëse dëshironi një zhdërvjelltësi në veprime gjatë lojës atëhere zgjidhni frame rate mode.
Lojërat e sotshme provojnë të qëndrojnë në 60fps dhe premtimi i ray tracing nënkupton se do të jenë vetë gamers që do të zgjedhin sipas dëshirës balancën midis kualitetit dhe shpejtësisë. Ray tracing ofron pamje më realistike në lojë, me efekte shumë reale.
Këto mode të reja janë përfshirë shumë shpejt në Spider-Man Remastered, ku mund të luani me ray tracing on dhe 60fps. Lojërat që ofrojnë një gameplay 120fps për momentin janë : Call of Duty: Warzone, Destiny 2, Fortnite dhe Overwatch. Mirëpo arritja në 120fps ka dhe disa sakrifica, pra ju nuk mund të keni cilësi vizuale 4K.