Kina ka nisur një program për pajisjen e udhëtarëve të brendshëm me një çertifikatë shëndeti, e cila tregon statusin e vaksinimit dhe rezulatatet e testimeve për virus. Kjo gjë është e disponueshme për qytetarët kinezë përmes një programi në rrjetin social vendas WeChat që është publikuar në 8 mars.
Çertifikata po lëshohet për të ndihmuar riparimin e dëmit të shkaktuar në ekonomi dhe për të lehtësuar udhëtimin përtej kufirit. Megjithatë kjo çertifikatë shëndeti internacionale për momentin përdoret vetëm në Kinë dhe nuk është e detyrueshme. Ajo mund të merret dhe në format letre dhe konsiderohet si pasaporta e parë e virusit në botë. Brenda në program përfshihet dhe kodi QR i enkriptuar i cili do të aplikohet në rastet e përdorimit të transportit urban. Gjithashtu , nëpërmjet ndjekjes së pozicionit, aplikacioni do të paraqesë personat e shëndetshëm me një kod jeshil nëse përdoruesi nuk ka qenë në kontakt me një person të sëmurë. Pavarësisht të mirave që ka ky aplikacion, ka dhe disa anë negative si cënimi i privatësisë.
SHBA dhe Britania janë duke punuar për një pasaportë të tillë që do të ndihmojë njerëzit të udhëtojnë lirshëm.