EA po shpërndan pako falas si një shpërblim për të gjithë personat që kanë luajtur të paktën një herë Fifa 21 që nga dalja në 6 tetor.
Kjo lëvizje vjen si një shenjë për nisjen e një fushate të quajtur “FUT Player Days”, e cila në edicionet e mëparshme përfshinte një bonus Squad Building Challenges dhe disa oferta in-store bashë me pakot falas.
Gjithashtu me këtë nismë erdhën dhe oferta deri në 50% ulje për dy lloje pakosh special. Një pako Gold Players Premium që ofron 3 rare golds dhe 9 commons ka ulur çmimin nga 25,000 në 12,500 coins për një periudhë 24 orëshe. Mega Pack që ofron një mix lojëtarësh dhe kartash të tjera kushton 17,500 coins nga 35,000.
Më poshtë do të jepet një listë e shpërblimeve që mund të merrni e bazuar në kohën që keni luajtur deri më tani.
- Tier 4 (138-141 days): Ultimate Pack
- Tier 3 (116-137 days): Rare Mega Pack
- Tier 2 (61-115 days): Prime Gold Players Pack
- Tier 1 (1-60 days): Jumbo Premium Gold Pack
Ju do të informoheni për shpërblimin tuaj kur të futeni në lojë ose në aplikacionin në web të Fifa 21, dhe mund ta gjeni në seksionin My Packs.