Jemi akoma në muajin mars të 2021, por gjatë kësaj kohe të shkurtër që ka kaluar kemi patur më shumë kohë se kurrë për shkak të masave kufizuese të pandemisë për të parë meme që janë bërë virale në rrjetet sociale . Sot kemi vendosur të listojmë 3 nga memet më të bukura të këtij viti (deri tani).
A viral video of a woman doing aerobics class to the tune of Indonesian hit song “Ampun Bang Jago” in Myanmar, apparently without realizing a military convoy arriving at parliament behind her and a military coup happening.
ht @Vinncent pic.twitter.com/mK4UYUp0Gv— Yenni Kwok (@yennikwok) February 2, 2021
Në vendin e 3-të renditet instruktorja e fitnessit në Myanmar, e cila po mësonte një klasë online, ndërkohë që pas saj vërshuan tanqet që thyen barrikadën. Siç e dimë, në Myanmar u organizua një grusht shteti në fillim të muajit shkurt. Momenti i filmuar në këtë meme është pikërisht ai kur filluan trazirat në këtë shtet.
what my pizza rolls see from inside the microwave pic.twitter.com/GavZzw7cQR
— Ryan Schocket (@RyanSchocket) February 8, 2021
Koncerti i organizuar në pushimin e Super Bowl nga The Weeknd u shndërrua në një ndër memet më të shpërndara gjatë kësaj periudhe dhe sigurisht e meriton të ndodhet në vendin e dytë. Pjesa që tërhoqi më shumë vëmendje ishte momenti kur The Weeknd u zhduk në tunelin e dritave dhe këndoi “Can’t Feel My Face” direkt përballë kameras që rrotullohej.
Me and my social skills
March 2020 March 2021 pic.twitter.com/ZuKhruZkCI— Angela Mayfield (@pinkrocktopus) March 1, 2021
Në vendin e parë duhet me patjetër të rendisim memen “March 2020/ March 2021”. Sapo kaluan 365 ditë nga periudha pre-pandemike e cila na ka ndryshuar shumë. Ne akoma i pastrojmë sendet ushqimore me dezinfektant dhe kemi harruar ndjesinë e të qënit në stadium ose party.