Sipas një prej inxhinierëve pas zhvillimit të Bluetooth, emri vjen nga një mbret gjatë kohës së Vikingëve, i cili kishte një dhëmb të prishur. Përveç emërtimit, gjendet gjithashtu një mesazh sekret pas logos së saj.
Inxhinierët Sven Mattisson dhe Jim Kardach po punonin rreth një teknologjie në fund të viteve 1990 dhe i duhej një emër tërheqës për ta prezantuar atë. Sipas France24, dy burrat filluan të diskutonin për historinë ndërkohë që freskoheshin nga një birrë. Biseda rreth historisë u përqëndrua tek Vikingët, duke përfshirë Harald “Bluetooth” Gormsson, i cili është i famshëm për bashkimin e Norvegjisë me Danimarkën. Dy inxhinierët në atë kohë po përpiqeshin të bashkonin industritë e PC dhe telefonave me një lidhje në distancë të shkurtër dhe emri Bluetooth do të përfaqësonte denjësisht këtë produkt.
Logo e Bluetooth gjithashtu ka një kuptim të fshehtë. Me sa duket dizajni përmban dy shkronja, H dhe B nordike për emrin Harald Bluetooth.
Twitter u surprizua nga ky zbulim dhe shumë përdorues tregojnë se ishin të habitur nga kuptimi i fshehtë pas logos së Bluetooth.