YouTube-ri Strange Parts ka qenë i interesuar për një kohë të gjatë në krijimin e një iPhone të palosshëm. Ai krijoi një produkt që përdor Raspberry Pi dhe një ekran të palosshëm për të imagjinuar se si mund të duket një produkt i tillë nga Apple.
Ai sqaron se nuk ka informacione nëse kompania po punon për një iPhone të tillë por që ai krijoi diçka të ngjashme me ekrane të palosshëm që i bleu në AliExpress për $500 dhe Raspberry Pi të lidhur me AirPlay. Gjatë testimeve ai theu një ekran duke lënë të kuptohet se sa delikate janë këto produkte.
Në fund të videos ai foli për vështirësitë që shfaqen kur vjen puna për një iPhone të palosshëm. “Është shumë më e vështirë se sa të zëvëndësosh një ekran ekzistues të një iPhone me një të palosshëm dhe të krijosh një produkt të ri.” tha ai. Scotty tani po punon me një shok për të ndërtuar një hardware të mundshëm për të, dhe pse nuk dihet nëse do ta arrijnë qëllimin.