Pamjet e para të “Halo Infinite” nuk u përlqyen shumë nga gamers, por tani po shfaqen shenja progresi. 343 Industries dhe Microsoft kanë shpërndarë një seri screenshot-esh të reja për t’ju dhënë një ndjesi se si pamjet visuale në Xbox Series X/S kanë evoluar në muajt e fundit. Ambienti Zeta Halo, i inspiruar nga Paqësori veri-perëndimor, duket më ranor, më realist dhe më i ri.
Infinite është karakterizuar si një “rifreskim spiritual” arti dhe mekanikat e të cilit janë menduar të rikrijojnë ndjesinë e luajtjes së lojërave Halo të hershme. Ajo përfshin ridizenjimin e armiqve si Jackals dhe Grunts që të duken më shumë si në versionet e para, tha drejtuesi i artit Justin Dinges.
Duken qartë ndryshimet që përfitohen nga hardware-i modern, si ndriçimi ambiental që mund të ndryshojë në varësi të orës gjatë ditës.
Loja e vonuar dhe me probleme është folur se do të fillojë shitjet dikur në vjeshtë. Nuk është akoma e qartë se sa shumë mund të përmirësohen grafikat e lojës deri atëherë, por është evidente se 343 dhe Microsoft duan që debutimi I serisë së re të shfaqë pamjet vizuale të sakta.