Parashuta që ndihmoi rover-in Perseverance të NASA të ulej në Mars javën e kaluar ka pasur një kombinim ngyrash që dukej “i rastësishëm”, që në fakt kishte një kuptim. NASA tha më vonë se gjendet një mesazh i fshehtë i shkruajtur në kodin binar kompjuterik.
Ky mesazh i fshehtë u zbulua brenda disa orësh nga persona të ndryshëm. Kombinimi i kuq me të bardhe lexohej si “Dare Mighty Things” në rrathë koncentrike. Kjo shprehje është moto e ekipit Perseverance e cila ka zbukuruar muret e Mission Control në zyrat e Jet Propulsion Laboratory (JPL). Unaza e jashtme e parashutës përkthehet në koordinatat e JPL: 34°11’58” N 118°10’31” W.
Allen Chen, drejtuesi i misionit , than në një konferencë për shtyp “Ndonjëherë ne vendosim mesazhe në punën tonë që të tjerët t’i zbulojnë dhe për këtë arsye i ftoj të të gjithë ta provojnë dhe të tregojnë rezultatet. Më vonë, Adam Steltzner, kryeinxhinieri i Perseverance, konfirmoi mesazhin të hënën në darkë në Twitter.
Kjo nuk ishte hera e parë që NASA ka përfshirë mesazhe të fshehta në rover-at e tij. The curiosity, i cili u ul në Mars në 2012 kishte gropëza të vogla në rrotat e zbrazëta prej alumini që lexoheshin “JPL” në kodin Mors.