CEO i SpaceX, Elon Musk, publikoi një tweet dje dukë thënë se shpejtësia e internetit do të dyfishohet në 300Mbps. SpaceX i ka thënë përdoruesve të prisnin shpejtësi 50 deri 150Mbps ku version beta filloi disa muaj më parë.
Musk gjithashtu shkruajti se latency do të ulet deri në 20ms më vonë gjatë vitit. Kjo nuk është një surprizë pasi ishte premtuar që më parë se latency do të ishte rreth kësaj vlere dhe tani SpaceX po punon që arrijë në 16ms. Këto ndryshime duket se do të jenë në dispozicion të përdoruesve kur version beta të kalojë në një version më të shpërndarë në botë.
Në një tweet tjetër u zbulua se Starlink planifikon të jetë i disponueshëm në pjesën më të madhe të Tokës në fund të vitit 2021. Musk shkruajti se rritja e dendësisë së mbulimit është hapi tjetër pasi Starlink të shtrijë shërbimet në të gjithë planetin. “Është e rëndësishme të vësh në dukje se shërbimi cellular do të ketë avantazh në zonat urbane me dendësi të madhe. Satelitët janë të përshtatshëm për zonat me dendësi të ulët dhe të mesme” tha ai.
SpaceX ka përfituar $885.51 milionë në fondin Federal Communications Commision ndër 10 vite për të sjellë Starlink në 642,925 shtëpi dhe biznese në 35 shtete. Kohët e fundi ai u bë i disponueshëm dhe në Mbretërinë e Bashkuar.