Apple zakonisht prezanton produktet e reja me një event të madh në mars, dhe ne presim që marsi i 2021 të jetë i njetjë. Kush do të jenë produktet më të reja të këtij eventi?
Lajmi më i pritshëm nga fusha e hardware do të përfshije linjën iPad, pasi Apple pritet të prezantojë iPad Pro dhe iPad mini të rinj. Raportohet se këto produkte do të kenë një ekran të ri mini-LED që do të sjellë shumë avantazhe të reja si rritje e ndriçimit dhe kontrastit dhe ulja e mundësive për të pësuar screen burn.
Gjithashtu Apple po përpiqet të sjellë një monitor të jashtëm që ka çmim të përballueshëm si një alternativë e Pro Display XDR. Këto informacione u shtuan më shumë për faktin se Apple ka fshirë ekranet LG UltraFine 4k dhe 5k nga dyqanet online në Europë.
Është raportuar shumë kohët e fundit që Apple po punon për AirPods-at e rinj me një dizajn më kompakt dhe silicone eartips. Besohet se bashkë me to do të vijë i shumëpërfoluri AirTags që do t’ju ndihmojë të lokalizoni sendet tuaja me vlerë.
Një tjetër produkt që pritet të prezantohet është iMac-u i ridizajnuar. iMac pakashumë ka pasur të njejtin model që nga 2012. Por pritet që kjo të ndryshojë në të ardhmen e afërt. Këto iMac të rinj do të jenë me një ekran më të madh dhe pothuajse pa korniza.
Nga Apple TV nuk pritet të ketë një update rreth dizajnit, që nuk ka ndryshuar që nga 2017, por mund të prezantojë një Apple TV më të fuqishëm me komandim nga Siri.