Kompania Spotify publikoi sot planet për të sjellë një shërbim të ri high-end, të quajtur Spotify HiFi, së bashku me update të ri që përfshin marrëveshje të reja për përmbajtjen dhe shërbime për krijuesit. Besohet se Spotify HiFi do të lançohet gjatë këtij viti për të abonuarit në Spotify Premium në tregje të caktuara globale, duke i lejuar ata të dëgjojnë muzikë me kualitet CD, format audio pa humbje.
Lajmi fillimisht u publikua në një event online të Spotify, Stream On. Spotify u shpreh se muzika me kualitet të lartë ishte shërbimi më i kërkuar nga përdoruesit, dhe kjo do të përmbushet nëpërmjet Spotify HiFi. Ky shërbim do të punojë midis pajisjeve të ndryshme, duke përfshirë speaker-at që mund të përdorin Spotify Connect.
Mirëpo, pas një lajmi kaq të mirë për përdoruesit, kompania nuk nxorri më shumë informacione rreth çmimit, datës së publikimit apo kush do të jenë tregjet që do të suportojnë këtë update. Me sa kuptojmë ne çmimi do të jetë më i lartë se ai i abonimit Premium dhe do të varjojë nga tregu.
Në planet afatshkurtra të kompanisë do të jenë zgjerimi I tregjeve në të cilët Spotify është i aksesueshëm me 85 vende të reja në mbarë botën.
Në aplikacionin e tyre për regjistrimin e podcast-eve, Anchor, Spotify zbuloi se do të bashkëpunojnë me WordPress për të kthyer audion në tekst dhe për të shtuar shërbime interaktive si polls dhe Q&A për të shtuar komunikim real me fansat.