Microsoft konfirmoi update-in më të ri të Windows 10 i cili është i fokusuar në përmirësime të performancës që mbështesin punimin në largësi dhë sigurinë e përdoruesve. Kjo kompani zakonisht nxjerr dy update kryesorë gjatë një viti.
Duke filluar nga sot update-i 21H1 do të jetë në dispozicion të testuesve beta në programin Windows Insiders dhe më pas për të gjithë përdoruesit në prill ose maj.
Kryetari i Windows Servicing and Delivery, John Cable tha se “Versioni 21H1 i Windows 10 do të përmirësojë sigurinë, kualitetin dhe aksesin në largësi.”
Çfarë është versioni 21H1 i Windows 10?
Microsoft theksoi 3 shërbime në update-in e ri:
-Suporti i Windows Hello multicamera do të vendosë si kryesore kamerën e jashtme kur ajo e jashtme dhe e brendshme janë prezente.
-Performanca e Windows Defender Application Guard është përmirësuar duke përfshirë dhe optimizimin gjatë hapjes së dokumenteve.
-Windows Management Instrumentation (WMI) Group Policy Service (GPSVC) përditësoi dhe përmirësoi përformancën në rastet e punës nga distanca.
Ky update do të jetë më i vogli nga 2 update-et e premtuar për këtë vit. Update-i më i madh pritet të jetë “Sun Valley“, i cili është përfolur se do të jetë një riorganizim i ndërfaqes së desktopit.