Gjigandi i teknologjise Facebook është akuzuar me të drejtë për mosinformimin e përdoruesve kur të dhënat e tyre po mbildheshin. Autoritetet kanë gjobitur këtë kompani me €5 milonë në nëntor të 2018 për mënyrat e padrejta të të komercializmit.
“Facebook Ireland Ltd. dhe Facebook Inc. dështoi pas paralajmërimit për të hequr mënyrat e padrejta të përdorimit të të dhënave dhe nuk publikoi deklaratën rregulluese të kërkuar nga autoriteti” u shpreh AGCM në deklaratën e saj. “Ato akoma nuk sigurojnë informacion të qartë në mënyrë imediate mbi mbledhjen dhe përdorimin e të dhënave të përdoruesit për arsye komerciale”.
Në nje deklaratë për Euronews një zëdhënës i kompanisë konfirmoi se Facebook ka apeluar këtë vendim. Platforma thotë se kanë bërë ndryshime në termat e shërbimit për të sqaruar se si Facebook fiton para duke u paguar nga bizneset dhe oragnizatat e tjera për të shfaqë reklama.
Sipas AGCM, rrjeti social ka mashtruar duke mos i njoftuar përdoruesit e rinj menjëherë dhe në mënyrë adekuate se si i përdor të dhënat për qëllime komerciale. Autoriteti gjithashtu tha se informacioni i publikuar nga Facebook ishte “i përgjithshëm dhe jo i plotë” dhe nuk ndante se kur të dhënat përdoreshin për shërbime nga Facebook apo për fushata reklamimi.