Karta grafike Nvidia RTX 3060 u prezantua në janar, por detajet dhe specifikat ishin disi të limituara. Tani Nvidia ka update-tuar faqen zyrtare të produktit me më shumë informacion duke përfshirë dhe datën e publikimit në 25 shkurt.
Kartat grafike Nvidia GeForce RTX 3060Ti dhe RTX 3060 janë 2 nga produktet e fundit në serinë 3000 dhe më të përballueshmet , me çmime që fillojnë nga $329. Këto karta besohen të ofrojnë eksperiencën më të mirë në nje paketim të përballueshëm.
Disa nga specifikat kryesore janë:
Architecture – Ampere
CUDA Cores – 3584
Memory Size – 12 GB GDDR6
VRAM Speed – 16 Gbps
Tensor Cores – 3rd Generation
RT Cores – 2nd Generation
Base Clock (MHz) – 1320
Boost Clock (MHz) – 1780
Maximum Digital Resolution – 7680×4320
Pavarësisht këtij informacioni, Nvidia nuk ka zbuluar numrin e Tensor cores ose RT cores, duke e bërë të pamundur krahasimin me modelet e tjera në serine 3000.
Shpresojmë të zbulojmë më shumë në javët e ardhshme.